Ulet numri i nxënësve edhe në arsimin fillorë edhe në atë të mesëm
- Në fund të vitit shkollor 2023/2024 në shkollat e rregullta fillore vitin e kanë përfunduar 179.661 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65,737 nxënës, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:03, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Në fund të vitit shkollor 2023/2024 në shkollat e rregullta fillore vitin e kanë përfunduar 179.661 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65,737 nxënës, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Në fund të vitit shkollor 2023/2024, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore është 181.311, që paraqet rënie prej 0,5% krahasuar me vitin shkollor paraprak.
Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19,179 nxënës.
Në shkollat e rregullta të mesme, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2023/2024 është 65,995 që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me vitin shkollor paraprak.
Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 18,146 nxënës. qa/
Foto: MIA