• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ulen shpenzimet e jetesës në mars në krahasim me shkurtin

Ulen shpenzimet e jetesës në mars në krahasim me shkurtin

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë në mars janë zvogëluar për 0,1 për qind në krahasim me shkurtin, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. 

Ulje të indeksit të shpenzieve të jetesës ka tek buka dhe drithrat për 4,7 për qind, qumështi për 4,6 për qind, vaji dhe gjalpi për 2,4 për qind, djathi dhe gjiza për 2,2 për qind, frutat e freskëta dhe të ngrira për 1,2 për qind, peshqit dhe frutat e detit për 0,8 për qind dhe vezët për 0,2 për qind.

Rritje e shpenzimeve të jetesës është shënuar tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe kulturave të tjera me rrënjë për 8,8 për qind, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e perimeve dhe frutave për 2,1 për qind, kafeja, çaji, kakao, vera për 0,8 për qind, pijet e forta për 0,7 për qind, mishi, produktet ushqimore, të papërmendura në vend tjetër, birra për 0,6 për qind.

Në krahasim me marsin e vitit të kaluar shpenzimet e jetesës janë rritur për 14,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 10,7 për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR