• e martë, 22 tetor 2024

Ulen çmimet e derivateve

Ulen çmimet e derivateve

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve nga një deri dy denarë. Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 ulen për një denarë, ndërsa dizeli për dy denarë. Për 2,50 denarë ulet edhe çmimi i pakicës së Vajit ekstra të lehtë për amvisëri. 

Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator Energjetik, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 77 den/lit, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 79 den/lit.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 68,50 de/lit, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 68,00 den/lit. Ulet edhe çmimi i mazutit për 0,639 den/kg i cili do të shitet me çmim pre 42,573 den/kg.

Nga KRRE njoftojnë se me këtë vendim çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.08 për qind në krahasim me vendimin e miratuar më parë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR