• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukrainasit me drone shkatërruan sistemin kundërajror C-400 në tokën ruse

Ukrainasit me drone shkatërruan sistemin kundërajror C-400 në tokën ruse

Kiev, 4 tetor 2023 (MIA) - Ukraina sot e ndërmori përgjegjësinë për shkatërrimin e sistemit kundërajror modern C-400 në territorin rus, pas natës kur Rusia shpalli se ka rrëzuar 31 drone dhe e refuzoi përpjekjen për zbarkim në Krimenë e aneksuar.

Një burim i shërbimeve ukrainase të sigurisë (SBU) për mediat franceze tha se Kievi e ka sulmuar sistemin C-400 me drone në rajonin kufitar rus Bellgorod, rajon i cili është cak i rregullt i sulmeve të tyre.

"Arsyeja për shpërthimet e natës në rajonin Bellgorod është i njohur: SBU e sulmoi sistemin kundërajror C-400", deklaroi burimi, i cili dëshironte të mbetet anonim.

SBU në shtator e ndërmori përgjegjësinë edhe për sulmin ndaj sistemit të parë C-400 në Krime.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar 31 drone ukrainase mbi rajonet Bellgorod, Bërjansk dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën. Në të nuk përmenden viktima ose dëme.

Sipas guvernatorit të provincës Bërjansk, Aleksandar Bogomaz, forcat ukrainase kanë gjuajtur municion kasetor ndaj disa fshatrave në rajonin jugor rus Bërjansk.

Ukraina mori municione kasetore nga SHBA-ja dhe premtoi t'i përdorte ato vetëm për të eliminuar përqendrimet e trupave armike.

Municioni kasetor është ndaluar në më shumë se 100 vende. Zakonisht ajo hedh një numër të madh bombash të vogla që mund të vrasin në sipërfaqe të madhe, ndërsa të pashpërthyerat mund të jenë të rrezikshme me dekada.

Sulmet me drone dhe bombardimet në territorin rus u intensifikuan dhe u bënë pothuajse të përditshme pasi ushtria ukrainase në qershor e filloi kundërofensivën e gjatë të njoftuar prej kohësh.

Ministria ruse e Mbrojtjes, gjithashtu, të mërkurën publikoi se e ka hedhur poshtë përpjekjen për zbarkimin e ushtarëve ukrainas në Krime. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR