Ukrainasit i kumtuan tre kushtet kryesore ruse për paqe
- Negociuesit rusë në negociatat paqësore në Stamboll kërkuan, para së gjithash të dakordohen për ndërprerje të zjarrit, Ukraina t'i tërheqë forcat e veta nga të gjitha rajonet ukrainase të cilat i pushtoi Moska, deklaroi një funksionar i lartë ukrainas i njoftuar me negociatat.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:19, 17 maj, 2025

Kiev, 17 maj 2025 (MIA) - Negociuesit rusë në negociatat paqësore në Stamboll kërkuan, para së gjithash të dakordohen për ndërprerje të zjarrit, Ukraina t'i tërheqë forcat e veta nga të gjitha rajonet ukrainase të cilat i pushtoi Moska, deklaroi një funksionar i lartë ukrainas i njoftuar me negociatat.
Ajo kërkesë, së bashku me të tjerat të cilat u paraqitën dje, del nga kornizat e projekt marrëveshjes paqësore të cilën SHBA-ja e propoizoi muajin e kalaur pas konsultimeve me Moskën.
Negociatat e para të drejtpërdrejta në Stamboll mes dy palëve në tre vite përfunduan me marrëveshje për këmbim të robërve të luftës, pa marrëveshje për ndërprerje të zjarrit.
Sipas një funksionari ukrainas, rusët si kusht për marrëvehsje paqësore propozuan tërheqje të ushtarëve ukrainas nga Donjecku, Zaporozhja, Hersoni dhe rajoni Llugansk e madje më pas do të vijë deri te ndërprerja e zjarrit. Rusia në pjesën më të madhe i kontrollon të gjitha ato rajone. por ushtria ukrainase ende po lufton në disa pjesë.
Moska gjithashtu kërkon komuniteti ndërkombëtar të njohë pesë rajone të Ukrainës si ruse. Krahas Donjeckut, Lluganskut, Zaporozhjes dhe Hersonit, lufton edhe për njohje të Krimesë, e anektuar në vitin 2014, si pjesë e territorit rus.
Në propozimin amerikan ndodhet "de jure" njohje vetëm për Krimenë dhe "de fakto" njohje për disa pjesë të rajoneve të tjera nën kontrollin rus.
Moska, si kusht të tretë, kërkoi të gjitha palët të heqin dorë nga e drejta e dëmshpërblimit të luftës, përderisa SHBA-ja kërkon që Ukraina të marrë kompensim.
Funksionari ukrainas tha se negociuesit rusë ato kërkesa i parashtruan me gojë, jo me shkrim.
Ukraina vlerësoi se pozicioni negociues rus në Stamboll tregoi se Moska nuk është serioze lidhur me arritjen e paqes, ndërsa aleatët evropianë të Kievit kërkojnë nga presidenti amerikan Donald Tramp të vendosë sanksione tër eja kundër Rusisë.
Kievi dhe aleatët evropianë përpiluan propozim alternativ sipas të cilit së pari do të arrihet ndërprerja e zjarrit, e madje më pas do të fillonin negociatat. Gjithashtu, ata refuzojnë diskutime për çështje territoriale deri në ndonjë fazë më të vonshme. ab/
Foto: EPА