Ukraina: Rusia nuk do të ndalet derisa nuk e ndalin
- Rusia po vret civilë çdo ditë dhe nuk do të ndalet derisa nuk e ndalin, vlerësohet në kumtesën e Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme pas sulmit të sotëm ajror në qytetin Zaporozhje.

Kiev, 22 prill 2025 (MIA) - Rusia po vret civilë çdo ditë dhe nuk do të ndalet derisa nuk e ndalin, vlerësohet në kumtesën e Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme pas sulmit të sotëm ajror në qytetin Zaporozhje.
Sipas administratës ushtarake rajonale, aviacioni rus sot rreth orës 11:30 hodhi dy bomba të drejtuara në qytet. Njëri goditi një objekt infrastrukture dhe tjetri ra mbi një ndërtesë banimi në një lagje me popullsi të dendur.
Deri në orën 16:00, sipar guvernatorit Ivan Federov, një grua ka vdekur, ndërsa janë lënduar 26 persona, duke përfshirë katër fëmijë – 16, 14, 4 dhe 3 vjeç. Një djalë katërmbëdhjetë vjeçar është në gjendje të rëndë. ls/
Foto: EPA