• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ukraina pretendon se ka rrëzuar një aeroplan bombardues rus Tu-22M3

Ukraina pretendon se ka rrëzuar një aeroplan bombardues rus Tu-22M3

Kiev, 19 prill 2024 (MIA) - Komanda e forcave ajrore të Ukrainës kumtoi se kanë rrëzuar aeroplanin bombardues rus Tu-22M3.

Në kumtesën thuhet se armata ruse gjatë natës ka goditur territorin e Ukrainës me 22 lloje të raketave dhe 14 dronë të tipit "Shahed".

Thuhet se forcat ukrainase kanë shkatërruar dy raketa lundrimi H-101/H-555, 14 dronë, 11 raketa të drejtuara H-59/H-69 dhe dy raketa lundruese H-22.

"Njësitë raketore të mbrojtjes së Forcave ajrore në bashkëpunim me Drejtorinë kryesore për çështje të inteligjencës të Ministrisë së mbrojtjes në Ukrainë për herë të parë kanë rrëzuar një bombardues strategjik me rreze të gjata Tu-22M3, të mbante raketa lundrimi Kh-22 ku terroristët rus kanë sulmuar qytetet paqësore të Ukrainës", shkruhet në kumtesë.

Ministria e Mbrojtjes ruse kumtoi se bombarduesi ushtarak "Tu-22M3" është rrëzuar në Stavropolskata për shkak të një mosfunksionimi teknik dhe pilotët kanë katapultuar. Tre nga katër pilotët janë gjetur, ndërsa i katërti është në kërkim, thuhet nga Ministria ruse. rq/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR