• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina pohon se ka shkatërruar një nga aeroplanët më të avancuar ushtarak rus SU-57

Ukraina pohon se ka shkatërruar një nga aeroplanët më të avancuar ushtarak rus SU-57

Kiev, 9 qershor 2024 (MIA) – Ukraina kumtoi sot se forcat e saj kanë goditur një aeroplan luftarak ultramodern rus të vendosur në një bazë ajrore gati 600 kilometra larg vijës së frontit, pasi aleatët perëndimorë lejuan Kievin të përdorte armët e tyre për sulme të kufizuara në Rusi. 

Shërbimi kryesor i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ndau fotografi satelitore për të cilat tha se tregonin pasojat e sulmit. Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte shkatërrimin e parë (megjithëse në tokë, jo në veprim) të një aeroplani luftarak SU-57, një gjahtar "stelt" me dy motorë që konsiderohet si aeroplani ushtarak më i avancuar i Moskës.

Sipas Administratës kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, sulmi ndodhi të shtunën në bazën Ahtubinsk në Rusinë jugore, rreth 589 kilometra nga vija e frontit.

Deri më tani nuk është e qartë se çfarë arme është përdorur në sulmin, por distanca nga aeroporti nga Ukraina sugjeron se me shumë gjasa është goditur me dron. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR