• e premte, 20 dhjetor 2024

Ukraina konfirmon se ka parandaluar një seri sulmesh ruse me bombë në Kiev më 9 maj

Ukraina konfirmon se ka parandaluar një seri sulmesh ruse me bombë në Kiev më 9 maj

Kiev, 13 maj 2024 (MIA) - Ukraina sot kumtoi se parandaloi një operacion rus që planifikonte të kryente një seri bombardimesh në dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe pranë një kafeneje në kryeqytetin e Kievit, si dhe në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në qytetin perëndimor të Lavovit.

Dy agjentë ushtarakë rusë janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në komplot, ndërsa janë sekuestruar 19 mjete shpërthyese, thuhet në postimin në Telegram nga zyra e prokurorit shtetëror ukrainas.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) kumtoi se katër bomba duhej të ishin aktive në kryeqytet më 9 maj, kur Rusia po festonte fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

“Sipas planit të shërbimit special rus, materialet shpërthyese duhej të ishin aktivizuar gjatë orëve të pikut në supermarkete për të shkaktuar dëme maksimale për popullatën civile”, kumtoi SBU në Telegram. qa/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR