• e hënë, 08 korrik 2024

Ukraina konfirmoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Maqedoninë e Veriut

Ukraina konfirmoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Qeveria ukrainase miratoi rezolutë për zbatimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Maqedoninë e Veriut, të miratuar në tetor të vitit 2022, njoftoi RBC-Ukraina duke iu referuar Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas përfaqësuesit tregtar të Ukrainës, Taras Kaçka, kjo rezolutë do të mundësojë që marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, e ratifikuar në pranverë, tërësisht të zbatohet.

Kjo do të mundësojë edhe ndryshimin e mekanizmit të doganimit të produkteve bujqësore dhe importimin e mallrave nga Maqedonia e Veriut pa detyrime brenda kuotës tarifore.

Ndarjen e kuotave në pajtim me Marrëveshjen për tregti të lirë midis vendeve do ta kryejnë organet doganore sipas parimit "kush vjen i pari, shërbehet i pari".

"Një arritje e rëndësishme për Ukrainën në lidhje me marrëveshjen është inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në konventën rajonale "Pan-Euro-med", e cila përcakton rregulla identike për origjinën e mallrave dhe ceritifkatën e transportit të mallrave EUR1, duke konfirmuar statusin e origjinës preferenciale të mallrave", sqaroi Kaçka.

Më herët, RBC-Ukraina raportoi se Ukraina dhe Maqedonia e Veriut  dakorduan "udhëtim transportues pa viza", i cili parashikon heqjen e lejeve për transport dypalësh dhe transit për automjetet e standardit Euro-3 e më lart. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR