• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukraina informon se ndërprerjet masive të shërbimit të internetit "Starlink" kanë ndikuar në komunikimet e saj ushtarake

Ukraina informon se ndërprerjet masive të shërbimit të internetit

 Kiev, 25 korrik 2025 (MIA) - Një ndërprerje masive e shërbimit të internetit "Starlink" të kompanisë"SpejsIks" seriozisht ndërpreu komunikimin e forcave ushtarake ukrainase gjatë natës, deklaroi një komandant i lartë ukrainas.

 Shërbimi i internetit "Starlink" nuk ka funksionuar për rreth dy orë e gjysmë, ndërsa ndërprerja ndodhi përgjatë gjithë vijës së frontit, publikoi në Telegram komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi. Ai e raportoi problemin për herë të parë rreth orës 22:41 sipas kohës lokale, dhe pak pas orës 1:05 të mëngjesit ai njoftoi se lidhja ishte rivendosur.

"Misionet luftarake u zhvilluan pa video lidhje, ndërsa zbulimi u krye duke përdorur dronë luftarakë", tha Brovdi, duke shtuar se ndërprerja tregoi se sa e rrezikshme është të mbështetesh tërësisht në një platformë komunikimi. 

Qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Oleksandër Dmitriev, themelues i një sistemi ukrainas që koordinon të dhënat nga mijëra dronë përgjatë frontit. Sipas tij, varësia nga interneti dhe sisteme të tilla është një "rrezik i madh" sepse në kushte ndërprerjeje, "aftësia për të kryer operacione luftarake pothuajse zhduket". 

 Edhe pse "Starlink"-u formalisht nuk ofron shërbime në Rusi, përfaqësuesit ukrainas pretendojnë se forcat ruse ende po përdorin disa nga sistemet e saj në vijën e frontit.

Foto: Arkivi  

 

QËNDRONI TË LIDHUR