• e premte, 20 dhjetor 2024

Ukraina i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos e ndërlidhin me tentimin për vrasje ndaj Trampit

Ukraina i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos e ndërlidhin me tentimin për vrasje ndaj Trampit

Kiev, 17 shtator 2024 (MAI) - Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbahet nga ndërlidhja artificiale e Rajan Ueslli Raut, i dyshuar për atentat të kandidatit presidencial republikan, Donald Tramp, me Ukrainën, edhe përkundër asaj që Raut e ka mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme, Georgij Tihi.

"Po, nga lajmet shohim se i dyshuari publikisht e ka Ukrainën në të kaluarën. Por, në SHBA ka qindra milionë njerëz të cilët e mbështesin Ukrainën. Dhe dukshëm, ky është grup i llojllojshëm i njerëzve. U bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga ndërlidhja artificiale e aksioneve të të dyshuarit me Ukrainën", tha ai.

Tihi theksoi se Ukraina fuqishëm e dënon këtë "akt kriminel dhe të gjitha format e dhunës politike".

Amerikani Rajan Ueslli Raut (58), i cili u arrestua lidhur me incidentin e sigurisë në Floridë që FBI po e heton si tentim për vrasje të kandidatit presidencial republikan, Donald Tramp, dje u akuzua para gjykatës federale për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit dhe posedim të armës së zjarrit me numër të fshirë serik. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR