Ukraina gjatë natës ka rrëzuar 23 dronë dhe pesë projektila të lëshuara nga Rusia
- Forcat Ajrore të Ukrainës kumtuan se kanë rrëzuar të gjithë 23 dronët dhe pesë nga gjashtë projektilat e lëshuara në Ukrainë nga Rusia gjatë natës.

Kiev, 27 qershor 2024 (MIA) - Forcat Ajrore të Ukrainës kumtuan se kanë rrëzuar të gjithë 23 dronët dhe pesë nga gjashtë projektilat e lëshuara në Ukrainë nga Rusia gjatë natës.
Guvernatori rajonal i rajonit Hmelnici të Ukrainës, Sergij Tjurin, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan nëntë objekte ajrore mbi rajonin e tij.
"Autoritetet lokale nuk kanë informacione për viktima apo dëme materiale", tha Tjurin.
Guvernatori i rajonit Mykolaiv, Vitalij Kim, tha se forcat ukrainase shkatërruan gjashtë dronë dhe tre raketa lundrimi mbi rajonin Mykolaiv.
Dy drone u rrëzuan mbi rajonin Herson dhe një mbi rajonin e Dnepropetrovsk, kumtuan autoritetet ukrainase. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s