• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina e ka kryer sulmin më të thellë në Rusi, duke goditur një rafineri në largësi 1500 kilometra

Ukraina e ka kryer sulmin më të thellë në Rusi, duke goditur një rafineri në largësi 1500 kilometra

Kiev, 9 maj 2024 (MIA) - Një dron ukrainas me rreze të gjatë veprimi ka goditur mëngjesin e sotëm rafinerinë Gazprom Neftehim Salavat në Bashkortostan. Sipas burimit të Ukrainska Pravda, bëhet fjalë për një dron SSU që ka shënuar rekord duke kaluar 1500 kilometra.

Gazprom Neftehim Salavat është një nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të naftës dhe prodhimit petrokimik në Rusi. Është e specializuar në prodhimin e benzinës, karburantit dizel dhe llojeve të tjera të derivateve të naftës.

Radij Habirov, kreu i Bashkortostanit, raportoi sot një sulm me dron në një rafineri në Bashkortostan. Mediat ruse publikuan pamjet e tymit nga zjarri.

1,500 km range record from Ukraine: That was the distance travelled by Ukrainian kamikaze aircraft that hit Russian oil refinery in Bashkiria. https://t.co/kkXcBYo6x4 pic.twitter.com/6uaaqqOb0q

— Clash Report (@clashreport) May 9, 2024

Ukraina i ka intensifikuar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës në muajt e fundit në përpjekje për të parandaluar Rusinë të përfitojë nga shitja e naftës dhe produkteve të naftës. Në sulmet e tyre kryesisht përdorin dronë. ls/ 

Foto: defense express

 

QËNDRONI TË LIDHUR