• e premte, 27 dhjetor 2024

Ukraina dhe marrëdhëniet me Afrikën dhe Turqinë janë temat e takimit të krerëve të diplomacive evropiane në formatin "Gimnih"

Ukraina dhe marrëdhëniet me Afrikën dhe Turqinë janë temat e takimit të krerëve të diplomacive evropiane në formatin

Bruksel, 3 shkurt 2024 (MIA) - Strategjia afatgjate e BE-së për Ukrainën dhe marrëdhëniet e Unionit me Afrikën dhe Turqinë do të jenë tema kryesore të pjesës së punës nga takimi joformal në Bruksel i ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në formatin "Gimnih".

Ky lloj takimi mban këtë emër sipas kështjellës Gimnih në Gjermani, ku në vitin 1974 u mbajt një takim joformal i krerëve të diplomacive të Komunitetit Evropian të atëhershëm, paraardhësi i BE-së së sotme. Karakteristikë e këtyre takimeve është se ministrat nuk shoqërohen nga asistentët apo bashkëpunëtorët e tyre, gjë që e bën atmosferën e takimit më të rastësishme dhe konfidenciale për një shkëmbim joformal dhe të sinqertë mendimesh.

Takimi filloi mbrëmë me një darkë të ministrave evropianë në Muzeun Afrikan, ku morën pjesë homologët e tyre nga vendet anëtare të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), të cilët ishin në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e djeshëm të 24-të ministror BE-ASEAN.

Pjesa e punës e takimit të krerëve të diplomacive të anëtarëve të Unionit do të mbahet sot në Pallatin Egmon në Bruksel, ku në fillim do të diskutohet për marrëdhëniet e BE-së me Afrikën për sa i përket sfidave në rritje gjeopolitike të kontinentit.

Ministrat do të shkëmbejnë mendime për afrimin e BE-së ndaj vendeve të kontinentit afrikan, për mbështetjen, partneritetin dhe bashkëpunimin midis Evropës dhe Afrikës, për mënyrat e forcimit të rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla, si dhe për mundësitë për zgjidhjen e krizave rajonale dhe forcimin e stabilitetit.

Sipas njoftimeve, bazë për shkëmbimin e mendimeve do të jenë konkluzionet e Samitit BE-Afrikë nga shkurti i vitit 2022. Ky debat është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se Afrika po përballet me një situatë të përkeqësuar të sigurisë, presion mbi rendet kushtetuese, zhvillim stagnues social dhe ekonomik dhe ndikimin shqetësues të ndryshimeve klimatike.

Ministrat evropianë do të diskutojnë më pas strategjinë afatgjate të BE-së për Ukrainën në kontekstin e agresionit aktual rus kundër vendit, kryesisht mbështetjen e vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike të Unionit për Kievin dhe përparimin në rrugën evropiane të aksesit.

Sesioni i fundit tematik i takimit do të jetë diskutimi për marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, bazuar në konkluzionet e përbashkëta të 29 nëntorit për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy palëve.

Ministrat, sipas njoftimit, do të diskutojnë për rendin në partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe Turqisë në bazë të interesave të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe ballafaqimin e sfidat vendore dhe rajonale, si dhe për reformat demokratike në vend dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Mesdheut Lindor, ku përfshihet edhe anëtarja e Unionit-Qiproja.

Me takimin do të kryesojnë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhozep Borell dhe shefja e diplomaciosë belge Haxha Labib. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR