• e martë, 19 nëntor 2024

Ukrainë: Valerij Zaluzhni dhe Aleksej Danilov bëhen diplomatë

Ukrainë: Valerij Zaluzhni dhe Aleksej Danilov bëhen diplomatë

Kiev, 2 prill 2024 (MIA) - Ukraina do të dërgojë në shërbim diplomatik ish komandantin e përgjithshëm të armatës ukrainase Valerij Zaluzhni dhe ish sekretarin e Këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes Aleksej Danilov, konfirmoi këshilltari i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Mihailo Podolak.

Podolak nuk ka precizuar se në cilat vende do të dërgohen Zaluzhni dhe Danilov, ndërsa informacionin për largimin e tyre në shërbim diplomatik është publikuar, siç tha ai, "për të shmangur spekulimet e mëtejshme për këtë temë".

Bëhet e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës miratoi më parë kandidaturën e ish komandantit të përgjithshëm për postin e ambasadorit të Ukrainës në Britaninë e Madhe. Zaluzhni, siç raportojnë mediat, është pajtuar me detyrat e reja.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski shkarkoi Zaluzhnin në shkurt të këtij viti dhe Danilovin më 26 mars, së bashku me zyrtarë dhe këshilltarë të tjerë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s (Zaluzhni)

 

QËNDRONI TË LIDHUR