• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Uji për pije në Tetovë me shije dhe erë të pazakontë, por nuk ka rrezik për njerëzit

Uji për pije në Tetovë me shije dhe erë të pazakontë, por nuk ka rrezik për njerëzit

Tetovë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Këto ditë sërish në Tetovë, uji për pije ka erë dhe shije të pazakontë, që nga viti 2017 paraqitet pothuajse në çdo vjeshtë në tetor ose nëntor, por kompetentët bindin se uji është i sigurt për pije.

Sipas dr. Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë, era dhe shija e pakëndshme vijnë për shkak të rënies së vegjetacionit, më së shumti nga gjethet e drunjve në ujërat e lumit në vendin Leshnica prej ku merret uji për sistemin e ri të furnizimit me ujë.

"Nuk ka rrezik sepse era dhe shija janë kategori subjektive, uji është i sigurt. Përvoja nga viti 2017 deri tani ka treguan se për disa ditë era dhe shija subjektive do të zhduket", deklaroi dr. Ratko Davidovski.

Këtë vit intensiteti është rritur sepse ujësjellësi i Tetovës më shumë përdor ujë nga burimet sipërfaqësore apo të lumenjve.

Sistemi ka një prurje prej 300 litra ujë në sekondë, pra 150 litra secili nga të dy llojet e burimeve. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR