Uji në Shkup plotëson kornizën e përcaktuar ligjore për siguri dhe cilësi
- Mostrat për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit nga java e kaluar, përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije.
- Post By Sara Ademi
- 12:25, 25 gusht, 2025
Shkup, 25 gusht 2025 (MIA) - Mostrat për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit nga java e kaluar, përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije.
Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup njoftuan se Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 18 deri më 22 gusht të vitit 2025 ka marrë 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit.
"Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18), " citohet në kumtesë. sa/
Foto: MIA