Uji në Shkup i sigurt për t'u konsumuar
- Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 54 vende matëse në qytet.

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 54 vende matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 8 deri më 12 korrik ka marrë 210 kampionë për analizë fiziko-kimike dhe 210 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 njësi matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha kampionët përgjigjen në Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në komunikatën e sotme të NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Skup.
Këto infornmacione nga ndërmarrja publike i publikon raporti javor për cikësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar. mb/