• e enjte, 11 korrik 2024

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe me cilësi të mirë

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe me cilësi të mirë

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe ka cilësi të mirë, tregon raporti javor laboratorik.

NP "Ujësjellës Kanalizim" në Shkup sot paradite publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018", thuhet në kumtesën e kompanisë.

"Departamenti për kontroll sanitar në periudhën nga data 12 deri më 16 qershor ka marrë 187 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 187 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR