Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga 194 mostra në 49 pika matëse në qytet.

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga 194 mostra në 49 pika matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11 deri 15 dhjetor ka marrë 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Ndërmarrja publike, siç thuhet nga atje, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, marrë nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas standardit ISO17025:2018. qa/
Foto: arkivi i MIA-s