• e diel, 22 dhjetor 2024

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e hulumtimeve laboratorike

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e hulumtimeve laboratorike

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e marra nga inspektimi, pra të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesën e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm (Gazeta zyrtare e RMV, pn. 182/18).

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup sot informuan se Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 25.09.2023 ka marrë 188 mostra fiziko-kimike dhe 188 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm prej 41 matjeve në vend në Qytetin e Shkupit.

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Shkup më qëllim të informimit të mirë për qytetarët në qytetin e Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marra nga analizat  e kryera në Sektorin për kontroll sanitar i cili është laboratori i parë në vend që akrediton punën e saj sipas standardit ISO17025.2018. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR