Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i shëndetshëm
- Uji në Shkup është i sigurtë dhe cilësor, tregon raporti më i fundit laboratorik i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.
- Post By Fami Bajrami
- 11:17, 16 tetor, 2023
Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurtë dhe cilësor, tregon raporti më i fundit laboratorik i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.
"Sektori për kontoll sanitar në periudhën prej 9.10.2023 deri 13.10.2023 mori 157 mostra për fiziko-kimike dhe 157 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thekson kompania. ss/bsh/
Foto: NP Ujësjellësi dhe Kanalizime - Shkup