• e diel, 22 dhjetor 2024

Uji i freskët nuk është i pafund dhe duhet të ndalojmë ta marrim si të mirëqenë, porositë drejtori i përgjithshëm i FAO-s

Uji i freskët nuk është i pafund dhe duhet të ndalojmë ta marrim si të mirëqenë, porositë drejtori i përgjithshëm i FAO-s

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Nën moton "Uji është jetë, uji është ushqim. Askush të mos anashkalohet", Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) sot e shënon 16 Tetorin - Ditën botërore të ushqimit.

Me një sërë ngjarjesh dhe aktivitetesh në rreth 150 vende dhe në mbi 50 gjuhë, FAO bën thirrje për aksion dhe bashkim të qeverive, komunave, bizneseve, mediumeve, opinionit dhe të rinjve për sfidat globale kyçe dhe zgjidhjet e mundshme për një nga resurset më të çmueshme të planetit: ujin.

Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Kju Dongju, bën thirrje për aksion kolektiv, duke cekur se uji i freskët nuk është i pafund dhe duhet të ndalojmë ta marrim si të mirëqenë.

Под мотото „Водата е живот, водата е храна. Никој да не биде изоставен“ Организацијата за храна и земјоделство на Обединетите нации (ФАО) денеска го одбележува 16 Октомври Светскиот ден на хр

"Duke pasur parasysh atë që rreth 70 për qind e ujërave të ëmbël shfrytëzihen për qëllime bujqësore, me rëndësi kyçe është t'i ndryshojmë mënyrat e prodhimit të ushqimit tonë. Merrni parasysh se gjatë dy dekadave të fundit, secili prej nesh ka shpenzuar përafërsisht një të pestën e ujit të freskët, drejt të cilit kemi qasje. për disa njerëz, realiteti është shumë më i keq. Në disa rajone,l në të vërtetë, ky numër lëvizë më afër një të tretës. Përveç nëse n uk veprojmë urgjentisht, jemi rrugës për ta rritur konsumin e ujit për më shumë se një të tretën deri në vitin 2050 në nivel global, duke pasur parasysh shkallën e rritur të rritjes së popullatës së planetit tonë. Kjo do të thotë, në mënyrë kolektive, rrezikojmë të arrijmë drejt një pike nga e cila nuk ka kthim", porositë Dongju.

Në tentimin për t'u gjetur zgjidhje për këto sfida të kombinuara, sipas Dongju, më me rëndësi është të sigurohet ujë i mjaftueshëm për bujqësi, njëkohësisht duke i harmonizuar edhe nevojat për ujë edhe në aktivitetet e tjera ekonomike, posaçërisht në kushte të urbanizimit të përshpejtuar.

"Qeveritë duhet të krijojnë politika të bazuara në shkencë dhe dëshmi, bazuar në të dhëna dhe inovacione, dhe të koordinohen në mënyrë mes sektorëve për planifikim më të mirë dhe menaxhim me ujërat. Uji, energjia dhe ushqimi janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Në mëynrë që politikat të jenë të suksesshme, me rëndësi është ata të menaxhojnë me sukses me interesat shpesh të kundërta, me atë rast, pa e rrezikuar shëndetin e ekosistemeve tona", theksoi Dongju.

Sjellja e vendimeve të informuara për prodhimet që i blejmë, shpenzimi më pak ujë dhe parandalimi i katastrrofave nga vërshimet dhe ndotja, porositë Dongju, janë mënyra të lehta, në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë drejt të ardhmes prosperuese të njerëzve dhe planetit.

"Ato janë mënyrat kryesore për arritje të tërë asaj që ne në FAO e quajmë Katër më të mirat (Four Betters): prodhim më i mirë, të ushyerit më të mirë, mjedis më i mirë jetësor dhe ketë më e mirë - në mënyrë që të sigurohemi se askush nuk do të lihet anash", thotë Dongju me rastin e Ditës botërore të ushqimit. ab/

Foto: FAO

QËNDRONI TË LIDHUR