Uitkof: Marrëveshja me Iranin do të varet nga verifikimi rigoroz i programit bërthamor
- I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof, deklaroi se arritja e marrëveshjes diplomatike me Iranin do të varet nga një rishikim i plotë i programit të pasurimit të uraniumit të Iranit dhe aspekteve të tij ushtarake.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 15 prill, 2025

Uashington, 15 prill 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof, deklaroi se arritja e marrëveshjes diplomatike me Iranin do të varet nga një rishikim i plotë i programit të pasurimit të uraniumit të Iranit dhe aspekteve të tij ushtarake.
"Bëhet fjalë para së gjithash për kontrollin e pasurimit të uraniumit, ndërsa më pas shkallën në të cilën ai uranium shndërrohet në armë", deklaroi Uitkof në një intervistë për emisionin "Haniti"në "Foks njuz".
Ai shtoi se negociatat përfshijnë dhe një rishikim të sistemeve të raketave iraniane, llojit të raketave që Irani grumbullon, si dhe pajisjeve për aktivizimin e bombave. rq/
Foto: arkivi