Uitkof këtë javë do ta vizitojë Moskën
- Këshilltari për politikë të jashtme të Kremlinit, Jurij Ushakov, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof këtë javë do të vizitojë Moskën, publikojnë mediat ruse.
- Post By Fami Bajrami
- 16:30, 22 prill, 2025
Moskë, 22 prill 2025 (MIA) - Këshilltari për politikë të jashtme të Kremlinit, Jurij Ushakov, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof këtë javë do të vizitojë Moskën, publikojnë mediat ruse.
Në pyetjen nëse e dinte për vizitën e ardhshme të të dërguarit amerikan në Rusi këtë javë, Ushakov vetëm u përgjigj "Po".
Deri tani, Uitkof ka mbajtur tre takime të gjata me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në të cilën u diskutuan opsionet për përfundimin e luftës në Ukrainë. rq/bsh/
Foto: EPA