• e shtunë, 06 korrik 2024

Uest Hem e mposhti Fiorentinën dhe e fitoi Ligën e Konferencave

Uest Hem e mposhti Fiorentinën dhe e fitoi Ligën e Konferencave

Pragë, 8 qershor 2023 (MIA) - Uest Hem mbrëmë në Pragë e mposhti Fiorentinën me rezultatin 2:1 në finalen e Ligës së Konferencës.

Fitoren londinezëve ua sollën Said Benram, i cili realizoi një penallti në minutën e 62-të dhe Xherod Boueni, i cili shënoi në fund të ndeshjes (minutën e 90-të), Shënuesi i golit të vetëm për ekipin italian ishte Xhakomo Bonaventura në minutën e 67-të.

 Ky është trofeu i parë i "çekanëve" që nga viti 1980, kur ekipi fitoi Kupën FA.

 Ekipet italiane mbeten pa trofe edhe në finalen e dytë të sezonit. Në finalen e Ligës së Evropës, Roma humbi me penallti nga Sevilja.

Shansi për futbollin italian që të fitojë një trofe evropian këtë vit mbetet më 10 qershor, kur është finalja e Ligës së Kampionëve, në të cilën Interi do të përballet me Mançester Sitin. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR