• e diel, 30 qershor 2024

UEFA mund ta largojë Osasunën nga Liga e Konferencave për shkak të rregullimit të ndeshjeve në sezonin 2013/14

UEFA mund ta largojë Osasunën nga Liga e Konferencave për shkak të rregullimit të ndeshjeve në sezonin 2013/14

Nion, 7 qershor 2023 (MIA) - Osasuna mund të diskualifikohet nga garat evropiane. Sipas radios “Cadena SER”, UEFA po shqyrton mundësinë e largimit të klubit spanjoll nga garat evropiane sezonin e ardhshëm. Liga hapi një çështje ndaj “të kuqëve”.

Kjo është për shkak të organizimit të pretenduar të kurdisjes së ndeshjeve në sezonin 2013/14 - besohet se kryetari i atëhershëm i Osasunas, dy drejtorët e klubit dhe një menaxher kanë arritur marrëveshje ekonomike me Betisin. Skuadra nga Sevilla duhej të fitonte Valladolidin dhe të humbiste nga vetë Osasuna. Për këtë klubi nga Pamplona i ka paguar Betisit 400 mijë euro + 200 mijë euro.

Në sezonin 2022/23, Osasuna përfundoi në vendin e 7-të në La Liga, gjë që i jep të drejtën për të marrë pjesë në Ligën e Konferencave. Nëse UEFA e largon klubin, atëherë Atletik Bilbao do të marrë pjesë në këtë garë, pasi përfundoi në vendin e 8-të në kampionat. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR