UEFA e pezulloi Dakun me dy ndeshje
- Reprezentuesi i Shqipërisë Mirlind Daku është skualifikuar për dy ndeshje në Euro 2024, njofton uebfaqja e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Berlin, 23 qershor 2024 (MIA) - Reprezentuesi i Shqipërisë Mirlind Daku është skualifikuar për dy ndeshje në Euro 2024, njofton uebfaqja e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas ndeshjes kundër kombëtares kroate (2:2) në xhiron e dytë të turneut të grupeve Euro 2024, Daku filloi me thirrje fyese (sharje) ndaj serbëve dhe maqedonasve.
Sulmuesi 26-vjeçar nuk do të luajë kundër Spanjës në xhiron e tretë dhe do të mungojë në 1/16-ën e turneut nëse Shqipëria arrin të kualifikohet nga grupi.
Në të njëjtën kohë, edhe klubi Rubin Kazan, për të cilin luan Daku paralajmëroi gjobë për lojtarin e tij.
Foto: Fejsbuk Daku