• e diel, 22 dhjetor 2024

Udhëheqësit e BE-së të gatshëm të mbështesin blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën

Udhëheqësit e BE-së të gatshëm të mbështesin blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën

Bruksel, 23 mars 2023 (MIA) - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në samitin në Bruksel kumtuan sot se ata janë të gatshëm të mbështesin  planin për të dërguar një milion artileri në Ukrainë gjatë 12 muajve të ardhshëm për të ndihmuar vendin kundër forcave ruse.

Lajmi u bë i ditur nga disa diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së në fillim të kësaj jave miratuan planin për një procedurë të përshpejtuar për blerje, ndërsa liderët e 27-të vendeve anëtare të Unionit vendimin përfundimtar do ta marrin në samitin në Bruksel, raportojnë mediat amerikane.

Pas më shumë se një viti luftimesh intensive, Ukraina u përball me mungesë municionesh, kryeministrja estoneze Kaja Kalas muajin e kaluar hodhiposhtë  idenë që BE-ja të miratonte një plan të përbashkët për furnizimin e municionit të ngjashëm me atë të hartuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina.

"Nevoja më urgjente e Ukrainës është dërgimi i shpejtë i municionit, sepse kjo mund të sjellë një ndryshim në këtë luftë," tha Kalas.

Sipas planit, Agjencia Evropiane e Mbrojtjes do t'i përgjigjet kërkesave të vendeve anëtare për rimbushjen e rezervave paralelisht me dërgesat dhe do të udhëheqë një procedurë të shpejtë për negociata të drejtpërdrejta me furnizuesit e industrisë së municionit në Evropë.

“Kur të kemi këtë prokurim të përbashkët, industria e mbrojtjes do të ketë porosi dhe mundësi për të dyfishuar prodhimin e saj, sepse nuk e ka bërë kurrë më parë”, tha Kalas.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina lëshon 6000-7000 predha artilerie në ditë, që është vetëm rreth një e treta e totalit të gjuajtur nga Rusia. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR