Uashingtoni ka shprehur "shqetësim serioz" për rezultatin nga zgjedhjet në Venezuelë
- Uashingtoni është "seriozisht i shqetësuar" se rezultatet nga zgjedhjet në Venezuelë, me të cilat presidenti Nikolas Maduro është shpallur fitues nuk janë të sakta, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antonio Blinken.
Tokio, 29 korrik 2024 (MIA) - Uashingtoni është "seriozisht i shqetësuar" se rezultatet nga zgjedhjet në Venezuelë, me të cilat presidenti Nikolas Maduro është shpallur fitues nuk janë të sakta, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antonio Blinken.
"Jemi seriozisht të shqetësuar se rezultati i publikuar nuk e pasqyron vullnetin ose votimin e popullit të Venezuelës", th Blinken, i cili është për vizitë në Japoni.
Këshilli zgjedhor e shpalli sot Nikolas Maduron fizues në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë me 51,2 për qind të votave dhe me këtë fitoi mandat gjashtëvjeçar.
Elvis Amoroso, kryetar i Këshilli zgjedhor, besnik ndaj qeverisë, deklaroi se 44,2 për qind nga votat i kanë takuar kandidatit opozitar Edmundo Gonzales Urutia, i cili ka udhëheqësur në fushatën parazgjedhore dhe në anketat. mb/