• e diel, 22 dhjetor 2024

U zgjodhën zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike

U zgjodhën zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 142-të i zgjodhi zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike.

Me këtë u kompletua përbërja e Qeverisë teknike në krye me Talat Xhaferin e cila do të funksionojë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor për zgjedhjet për deputetë, caktuar për më 8 maj dhe deri në zgjedhjen e qeverisë së re politike.

Kuvendi paraprakisht në mbledhjen e sotme të 141-të me 65 vota "për" dhe tre "kundër" e votoi qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR