• e premte, 27 shtator 2024

U shënua Dita ndërkombëtare e autizmit në shkollën "Naim Frashëri" në Reçicë të Vogël

U shënua Dita ndërkombëtare e autizmit në shkollën

Теtovë, 3 prill 2023 (MIA) - Nën moton "Unë jam mes jush, i ngjashëm, i ndryshëm, i barabartë", Shoqata për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale "Imago plus" me mbështetje të Komunës së Tetovës sot organizoi shfaqje me rastin e Ditës ndërkombëtare të autizmit në hapësirat e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Reçicë të Vogël.

"Fëmijëria është stacioni më i bukur në rrugën e gjatë, por gjithashtu është pjesë e shkurtë e jetës. Ajo është pranverë e shpirtit përjetim më njerëzor në këtë botë, ku tkaohemi me nostalgji dhe dëshirojmë të kthehemi sërish atje. Një prej problemeve të rëndësishme në shoqërinë e sotme është se gjykojmë sipas asaj që u nevojitet, e jo sipas asaj si dukien njerëzit. Më pëlqen ta paramendoj botën si një fotografi gjigante në të cilën secili pej nesh do të vendosë pikë me ngjyrë të ndryshme, por nëse dikush nuk vendosë pikë atëherë fotografia nuk do të jetë e plotë, e dëmtuar dhe jointeresante. Fëmijët autik janë ata të cilët i japin ngjyrë fëmijërisë, jetës dhe botës në përgjithësi.Të mos i ndajmë këta fëmijë, sepse edhe ata janë fëmijë nga bota le të përfshihen, le të përparojnë, le të jenë pjesë e tërë botës", theksoi në fjalim Zemrije Bela Veseli, drejtoreshë e "Imago Plus".

Kryetari i Komunës së tetovës, Bilall Kasami, iu drejtua të pranishmëve dhe i porositi se kur flasim për autizmin nuk mund t'i injorojmë vështirësitë dhe sfidat me të cialt përballen njerëzit çdo ditë. Nëtë njejtën kohë duhet të përkujtohemi se ata janë pjesë e shoqërisë sonë, kanë të drejta të njejta janë të mirëseardhur dhe të barabartë me të tjerët.

"Të gjithë ne jemi të ndryshëm në njëfarë mënyre. Askush prej nesh nuk është i njjejtë me dikë tjetër kjo është ajo që na bën unikat dhe të posaçëm. Por, në të njejtën kohë të gjithë jemi të barabartë dhe duhet t'i trajtojmë me respekt dhe dashuri pa dallim të asaj se çfarë karakteristika të veçanta posedojmë. Që të ndërtojmë shoqëri më të drejtë dhe të barabartë ne duhet të fillojmë me kujdes dhe ndihmë për ata që u nevojitet. Të jemi më të ndjehsëm ndaj nevojave të tyre, t'i nxisim përfshirjen e tyre në shoqëri, dhe të punojmë në veten që të ndryshojë perceptimi ynë për këtë kategori të njerëzve. Në fund autizmi nuk duhet të jetë shkak për ndarje këti për inkluzion dhe duhet të arrihet respekt dhe mirëkuptim mes njerëzve. Të koncentrohemi në atë që na bashkon e jo në atë që na bën unikat, dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin, në mënyra të ndryshme por çdoherë me dashuri dhe respekt", porositi Kasami.

Nxënësit nga SHF "Naim Frashëri" përgatitën interpretim të shfaqjes, interpretim të pjesëve të disa veprave muzikore dhe dramatike, lexuan poezi dhe të ngjashme, gjithçka në temëne  autizmit. ab/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR