U rrëzua një aeroplan rus Su-30, e humbi jetën ekuipazhi
- Një aeroplan i vogël Su-30 u rrëzua në Rajonin e Kaliningradit, ndërsa shkaku preliminar për rënien është defekti teknik, kumtoi shërbimi për shtyp i Qarkut perëndimor ushtarak.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:46, 12 gusht, 2023

Moskë, 12 gusht 2023 (MIA) - Një aeroplan i vogël Su-30 u rrëzua në Rajonin e Kaliningradit, ndërsa shkaku preliminar për rënien është defekti teknik, kumtoi shërbimi për shtyp i Qarkut perëndimor ushtarak.
"Më 12 gusht të këtij viti, gjatë fluturimit trajnues në Rajonin e Kaliningradit, aeroplani Su-30 u rrëzua në një rajon të braktisur. Fluturimi ishte kryer pa municion. Ekuipazhi i fluturakes e humbi jetën", kumtoi ministria ruse.
Siç është cekur në kumtesë, "sipas informatave preliminare, shkaku për rënien ështlë defekti teknik". ab/
Foto: МIА arkivi