• e shtunë, 20 korrik 2024

U rrëzua fasada kryesore e djegur në ndërtesën e vjetër të Bursës në Kopenhagë

U rrëzua fasada kryesore e djegur në ndërtesën e vjetër të Bursës në Kopenhagë

Kopenhagë, 18 prill 2024 (MIA) - Fasada kryesore e ndërtesës së vjetër të Bursës në Kopenhagë, e cila ishte dëmtuar shumë nga zjarri, pasdite u rrëzua, kumtoi shërbimi danez i shpëtimit.

"Për fat të keq fasada përgjatë kanalit Federikholms është rrëzuar", publikoi shërbimi në rrjetin X, duke thënë se nuk ka të lënduar dhe se lagjja është evakuuar.

Për arsye të panjohura zjarri shpërtheu të martën nën kulmin e ndërtesës rreth orës 7:30 sipas kohës lokale dhe gjysma e ndërtesës është djegur.

Ndërtesa në të cilën më herët ishte Bursa e vjetër është një monument i  famshëm në Kopenhagë. E ndërtuar në shekullin 17, ndërsa këtë vit duhej ta shënojë 400-të vjetorin. Në të ka edhe koleksion të madh të veprave artistike, nga të cilat një numër i madh janë shpëtuar. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR