• e hënë, 23 dhjetor 2024

U ndanë çmimet gazetareske nga konkursi në temë "Menaxhimi me ndotjen e ajrit"

U ndanë çmimet gazetareske nga konkursi në temë

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ndau çmimet nga konkursi në temën "Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut" për vitin 2023, i shpallur në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë. 

Çmimin e parë e fitoi gazetarja Katerina Topallova për storjen "Dimër i vështirë" e përgatitur në pesë emisione, të publikuara në doma.edu.mk, platformë e Institutit për Studime Komunikimi. E shpërblyera e dytë është Angela Petrovska për storjen "Vend pa zgjidhje për ajër të pastër" e publikuar në "Vidi vaka". Çmimi i tretë iu nda gazetarëve Toni Mihaillov dhe Igor Stojanov për storjen "Mbeturinat tekstile nga ndotës në burim dhe produkt me vlerë të re" e publikuar në Gоcе.mk në përbërje të Universitetit "Goce Dellçev" Shtip.

Përveç tre çmimeve, u ndanë edhe tri mirënjohje për qasje inovative dhe krijuese për ngritjen e vetëdijes publike për mjedisin jetësor: Bojan Bllazhevski për temën "Banorët e Probishtipit me dekada jetojnë me metale të rënda helmuese para shtëpive të tyre", e publikuar në  Мета.mk; Martin Pushevski për temën "Me ndotësit e vjetër deri në shpëtim nga kriza" e publikuar në RTVM 1 dhe Hristina Georgievska për temën "Njeriu që e gjelbëroi Maqedoninë pas tij ajo u bë më e gjelbër" e publikuar në "Vidi vaka". 

Për çmimet vendosi komisioni në përbërje: Mira Kostiq, Elida Zylbeari dhe Vesna Mikiq. 

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se gazetarët përmes punës së tyre të mundimshme hulumtuese dhanë kontribut të veçantë për problemim me ndotjen i cili, tha, me vite të tëra na intereson të gjithëve, dhe theksoi se vit pas viti po rritet interesimi i gazetarëve për hulumtimin e kësaj teme. 

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Gregorian tha se partneriteti me SHGM-në për fuqizimin e vetëdijes për këtë problem është me rëndësi të madhe. 

Ambasadorja e Suedisë në vend, Ami Larson Laim theksoi se me ndihmën e punës së gazetarëve edhe publiku me sukses gjendet në detin e informatave dhe dezinformatave në lidhje me ndotjen e ajrit. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR