• e martë, 24 dhjetor 2024

U morën në pyetje ekspertë për rastin "Softuerët", gjykimi vazhdon më 22 shkurt

U morën në pyetje ekspertë për rastin

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Gjykimi për rastin "Softuerët" në të cilin i akuzuar i parë është ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, vazhdon më 22 shkurt, pasi në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me propozim të mbrojtjes sot dëshmuan ekspertët.

U morën në pyetje ekspertët Milica Shutova, eksperte nga lëmia e pronësisë intelektuale dhe eksperti Risto Kotev nga lëmia e punës materiale, kontabiliste dhe financiare. 

Ata iu përgjigjën pyetjeve të parashtuara nga i akuzuari Rashkovski dhe prokurorja Ivana Trajçeva, ndërsa kishin të bënin me furnizimet publike për të cilat i akuzuari akuzohet për "keqpëdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar" dhe "pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat penale".

Në pjesën e dytë të seancës gjyqësore eksperti Risto Kotev dëshmoi për kontratat që Qeveria kishte nënshkruar me disa nga të akuzuarit me çka theksoi se të gjitha obligimet e dakorduara ishin të dokumentuara në mënyrë formale. Pastaj i akuzuari Dragi Rashkovski e mori në pyetje lidhur me burimet për blerjen e pronës në Pobozhjë.

"Për blerjen e pronës në Pobozhjë, sipas kësaj që kam, sipas gjitha gjasave është shfrytëzuar kredia e marrë nga Halk Bank dhe pagesa e mjeteve, të ardhura nga Rashkovska Koceva Aleksandra nga Sllovenia", tha ai.

I pyetur nëse përveç këtyre dy vlerave financiare, Dragi Rashkovski ka marrë kredi nga persona të tjerë, u përgjigj që t'i sqarojë se për çfarë kredi bëhet fjalë.

Pastaj hollësisht ishte shpjeguar xhirollogaria e të akuzuarit Dragi Rashkovski, lista anketuese me gjendjen pronësore të paraqitur si dhe pasuria e familjarëve të tij.

Gjatë marrjes në pyetje të prokurores publike është konstatuar se në kohën kur është miratuar plani për furnizime publike janë paraparë më pak mjete se ato të përcaktuara në vendimin për këtë furnizim publik.

Prokurorja ka hetuar nëse eksperti gjatë përgatitjes së konstatimeve dhe mendimit të ekspertit ka hasur në dokument të Qeverisë së RMV-së në të cilin janë përshkruar fazat e realizimit të furnizimit, si dhe dokument që miraton vënien në përdorim të këtij softueri, për çka eksperti u përgjigj se nuk ka hasur, si dhe për gjetjet e tjera specifike dhe mbi çfarë bazohen ato.
 
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të furnizimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, furnizimit publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimit të gjobave, furnizimit të kamerave ANPR për njohjen e targave për automjete dhe furnizim publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “pastrim i parave dhe kontribute të tjera nga vepra penale”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I., dhe M.S. akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Rastin e udhëheq gjykatësja, Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa akuzën e përfaqëson prokurorja Ivana Trajçeva. Gjykimi vazhdon më 22 shkurt. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR