• e shtunë, 23 nëntor 2024

U konfirmua rejtingu kreditor i Maqedonisë së Veriut BB+ me perspektivë stabile nga "Fiç"

U konfirmua rejtingu kreditor i Maqedonisë së Veriut BB+ me perspektivë stabile nga

Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika makroekonomike kredibile dhe konsistente të mbështetura nga politika afatgjate e kursit fiks devizor, treguesit më të mirë të menaxhimit se vendet me performancë të ngjashme ekonomike dhe procesi i integrimit evropian, që është baza e reformave në periudhë afatmesme. Këta janë faktorët me të cilët vendi, në raportin e fundit të Agjencisë Kreditore Fiç, e ruajti rejtingun kreditor të pozicionuar me “BB+” me perspektivë stabile, njoftoi sot Ministria e Financave.

Siç ceket në raport "Fiç" pret që rritja të përforcohet në vitin 2024, ndërsa deficiti buxhetor dhe inflacioni të ulet.

Në vitin 2024, sipas "Fiç", rritja pritet të përforcohet në 2,9 për qind e nxitur kryesisht nga konsumi privat, i mbështetur nga rritja e pagave, më tej realizimi i projektit të autostradës në korridoret 8 dhe 10d, si dhe nga fluksi hyrës i vazhduar i investimeve të huaja direkte. Fitch parasheh që më tej rritja të rritet në 3,6 për qind në vitin 2025, bazuar në perspektivat e përmirësuara midis partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Ndikim pozitiv pritet edhe nga përkrahja financiare nëpërmjet Planit të ri evropian të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas "Fiç", siç thuhet në raport, në vitin 2024 deficiti buxhetor pritet të ulet në 3,8 për qind të PBB-së, nën ndikimin e masave të ndërmarra nga ana e të hyrave dhe rritjes së aktivitetit ekonomik. Kursime vërehen edhe në pjesën e subvencioneve energjetike dhe bujqësore. Në vitin 2023, burimet e brendshme të financimit ishin të konsiderueshme, por financimi u mbështet edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare...

"Inflacioni, sipas raportit të 'Fiç' normalizohet dhe në muajin shkurt ishte tre për qind, me ç’rast pritet të jetë mesatarisht 3,7 për qind në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 do të bjerë në 2,8 për qind. Sipas "Fiç" ndikim pozitiv pritet nga ecuria në procesin e integrimit europian dhe zbatimi i reformave, thekson Ministria e Financave.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e riskut të investimit në të dhe është një nga treguesit kryesorë që investitorët potencialë marrin parasysh kur marrin vendimet e tyre. RMV-ja ruajti rejtingun kreditor “BB+” me perspektivë stabile që nga viti 2019.

Rejtingu kreditor i vendit, si dhe politikat e zbatuara vlerësohen edhe nga Agjencia Kreditore "Standard dhe Purs", e cila në fillim të vitit dha vlerësim për konsistencën e politikave dhe përpjekjeve për konsolidimin fiskal dhe rritjen ekonomike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR