• e shtunë, 28 dhjetor 2024

U caktua mbledhja e Kuvendit për rikonstruim të Qeverisë

U caktua mbledhja e Kuvendit për rikonstruim të Qeverisë

Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Në Kuvend, për të dielën në orën 15:00 është caktuar mbledhja e 104-t në të cilën do të vendoset për Propozimin për rikonstruim të Qeverisë që e dërgoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Propozimi për rikonstruim të kabinetit qeveritar është për katër ministra dhe pesë zëvendësministra, ndërsa pasoi pas negociatave për përfshirje të Aleancës për sqiptarët (ASH) në shumicën qeveritare.

Pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e 104-t është propozimi për shkarkim të ministrave të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, si dhe të Xhemail Çupi, nga funksioni ministër pa resor për diasporë, tre kuadro nga partneri aktual i koalicionit, Alternativa.

Si pikë në vijim është zgjedhja e ministrave të rinj të propozuar, Krenar Lloga, për ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi. Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë, që të tre nga radhët e SHA-së, si dhe të Kaja Shukovës nga LSDM për ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Lloga do ta zëvendësojë Nikolla Tupançevski nga LSDM, Mexhiti duhet të jetë në vend të Beki Sali nga Alternativa, ndërsa Aliu në vendin e Admirim Alitit, gjithashtu nga Alternativa. Shukova, ndërkaq vjen  ë vendin e ministrit të deritnaishëm të Mjedisit Naser Nuredini nga BDI.

Me rikonstruimin janë përfshirë edhe zëvendësministra në peës ministri, të mbrojtjes, të Drejtësisë, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,  Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë. Janë propozuar zëvendësministra në Ministrinë e Mbrojtjes - Tiron Jajaga nga ASH, ndërsa nga radhët e kësaj partie është edhe Vjollca Berisha për vendin e zëvendëses në Ministrinë e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Propozimi i Kovaçevskit për zëvend[sministër në Ministrinë e Drejtësisë është Viktoria Avramovslka-Madiq nga LSDM, për në Ministrinë e Shëndetësisë Maja Manoleva, ndërsa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Agim Nuhiu nga BDI.

Partneri i koalicionit Alternativa, i cili kryeson me ministrinë e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për nesër paralajmëroi mbledhje të Kryesisë ku do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. 

Nga LSDM sot porositën se Alternativa është e mirëseardhur dhe, siç tha deputeti dhe zëdhënësi Darko Kaevski, "dera jonë është e hapur për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm, jo vetëm drejt kësaj, por edhe drejt të gjitha partive politike apo deputetëve që ia mendojnë të mirën shtetit dhe të cilët do të qëndrojnë prapa rrugës evropiane të shtetit si angazhim i ynë strategjik".
 
Kaevski në konferencë për shtyp tha se partisë së Afrim gashit i është ofruar opsioni për vazhdim të bashkëpunimit dhe se LSDM publikisht kumtoi se ka ndër mend që bashkëpunimi të vazhdojë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR