• e diel, 22 dhjetor 2024

Tusk: Polonia do të kyçet në sistemin e mbrojtjes kundërajrore "Mburoja e qiellit evropian"

Tusk: Polonia do të kyçet në sistemin e mbrojtjes kundërajrore

Varshavë, 16 prill 2024 (MIA) - Kryeministri polak, Donald Tusk sot deklaroi se Polonia duhet t'i bashkohet sistemeve të huaja për mbrojtje kundërajrore, duke e prëfshirë edhe projektin "Mburoja evropiane e qiellit" e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës, i cili do ta ndihmojë Poloninë, me sistemet që i merr nga SHBA-ja apo i zhvillon e vetme, ta mbrojë qiellin me "kupolën e hekurt", siç ka Izraeli.

"Polonia duhet të jetë pjesë e disa sistemeve të cilat do të bënin mburojë të hekurt në qiellin polak. Do të bashkëpunojmë në kudër të nismës 'Mburoja evropiane e qiellit'. Nuk më pengon që iniciatorët kryesorë janë gjermanët. Këtu janë edhe komponentët izraelitë. Do të bashkëpunojmë me britanikët, do ta zhvillojmë sistemin Polica-Narev-Visla. Kuptohet, bashkëpunimi me SHBA-në mbetet kyç", deklaroi Tusk pas mbledhjes së sotme qeveritare.

Një pjesë e mbledhjes u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa morën pjesë shefi i Shtatmadhorisë së armatës polake, gjenerali Vjesllav Kukulla dhe shefi i byrosë për siguri nacionale, jacek Xhevjera, për shkak të tensioneve të shtuara dhe kërcënimit nga zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Afërt, ku në Liban dhe irak në misione paqësore janë edhe ushtarët polakë, pas sulmit të kohëmëparshëm të iranit ndaj Izraelit.

"I pyeta gjeneralët dhe Shevjerën si e vlerësojnë vendimin për t'u kyçur në 'Mburojën evropiane të qiellit' dhe m'u përgjigjën se është dëm që kjo nuk është bërë m[ herët dhe se definitivisht duhet të bëhet nëse kjo do të ishte shtesë e sistemit tonë ajror mbrojtës, dhe jo alternativë për ta", tha Tusk.

Ai paralajmëroi se falë "kupolës së hekurt" dhe sistemeve tët jera me të, Izraeli ka arritur të rrëzojë mbi 90 për qind e raketave nga Irani, përderisa, për shembull, Ukraina në sulme të ngjashme të mëdha nga Rusia ka arritur të rrëzojë vetëm 30 për qind të predhave dhe fluturakeve pa pilot. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR