• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tusk pas humbjes në zgjedhjet lokale: Mos u ankoni, por përvishjuni punës

Tusk pas humbjes në zgjedhjet lokale: Mos u ankoni, por përvishjuni punës

Varshavë, 8 prill 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk ka pranuar humbjen pas fitores së një partie opozitare në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar, që shihet si testi i parë i qeverisë së tij të qendrës së majtë që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar, njoftoi DPA. 

Në një postim në rrjetin social X, Tusk tha se ishte i inkurajuar nga fitoret e arritura nga Koalicioni i tij Qytetar në vendet individuale si zgjedhjet për kryetar në Varshavë dhe Gdansk, si dhe në disa këshilla rajonalë.

Ai shpjegoi humbjet me mobilizimin e dobët të votuesve të rinj dhe pjesëmarrjen e fortë të partisë opozitare "Ligji dhe drejtësia" (PiS) në rajonet rurale dhe lindore.

"Cila është thelbi për ne?" Mos u ankoni, përvishjuni punës , ka shkruar Tusk.

Koalicioni Qytetar i Tusk mbeti në vendin e dytë me 31,9 përqind, raportoi Ipsos.

Rezultatet përfundimtare zyrtare pritet të shpallen të mërkurën. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR