• e enjte, 14 nëntor 2024

Turqia pohon se ka zbuluar rrjet spiunazhi të Mosadit, janë arrestuar shtatë persona

Turqia pohon se ka zbuluar rrjet spiunazhi të Mosadit, janë arrestuar shtatë persona

Ankara, 5 mars 2024 (MIA) - Në operacionin e përbashkët të shërbimit zbulues kombëtar turk (MIT) dhe Sektorit për antiterrorizëm të policisë në Stamboll, janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar se i kanë dhënë informata shërbimit zbulues izraelit Mosad, njoftuan mediumet turke.

Sipas burimeve të forcave turke të sigurisë, mes të arrestuarve është edhe hetuesi privat dhe ish zyrtari shtetëror Hamza Turhan Ajberk, i cili ka marrë pjesë në emisionet e mëngjesit në televizionin lokal.

Mosad ka vendosur kontakt me Ajberkun përmes agjentit me emrin e koduar "Viktoria".

Sipas shërbimeve zbuluese turke, Ajberk i ka dhënë informata Mosadit në këmbim për kriptovaluta.

Që të mbledh informata, duke përfshirë edhe për aktivitetet e individëve dhe kompanive nga Lindja e Afërt në Turqi, ai ka formuar grup, ku ka pasur përfaqësues qeveritarë.

Hamza Turhan Ajberk është stërvitur në Beograd në vitin 2019 dhe në fillim zbuluesit izraelitë i kanë besuar detyra të thjeshta, thonë burimet.

Në koordinim me Mosadin, Ajberk ka shfrytëzuar aplikacione të koduara për komunikim.

Përveç për transmetimin e informatave, Ajberk është marrë edhe me detyra dhe mbikëqyrje.

Ajberk i ka dhënë Mosadit lokacionin e caqeve me aparat për ndjekje që i ka vendosur në automjetet e tyre, i ka maltretuar dhe ndonjëherë i ka frikësuar, thonë burimet. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR