• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia nuk e miraton takimin trepalësh ndërmjet Arnenisë, SHBA-së dhe BE-së në Bruksel për shkak të mungesës së Azerbajxhanit

Turqia nuk e miraton takimin trepalësh ndërmjet Arnenisë, SHBA-së dhe BE-së në Bruksel për shkak të mungesës së Azerbajxhanit

Bruksel, 5 prill 2024 (MIA) - Turqia nuk e miraton takimin trepalësh mes Armenisë, SHBA-së dhe BE-së, të caktuar për sot në Bruksel, për shkak të mungesës së Azerbajxhanit, që, sipas Ankarasë zyrtare, e minon qasjen neutrale të rajonit ndaj çështjeve të ndërlikuara, potencialisht duke nxitur konfrontim gjeopolitik, informon agjencia Anadollia. 

Në takimin trepalësh sot në Bruksel do të marrin pjesë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken dhe kryeministri armen, Nikoll Pashinjan. 

"Përgjegjësia jonë është që të theksojmë qartë se takimi trepalësh mes Armenisë, BE-së dhe SHBA-së më 5 prill do ta minojë qasjen neutrale që duhet të jetë bazë e zgjidhjes së problemeve të ndërlikuara në rajon", njoftoi Ministria turke e punëve të Jashtme.

"Kjo nismë e cila e përjashton Azerbajxhanin, do ta hapë rrugën që Kaukazi jugor të bëhet zonë e konfrontimit gjeopolitik në vend që t'i shërbejë paqes", shtohet në kumtesë.

Ministria e përsëriti thirrjen e saj dërguar të trija palëve që t'i marrin parasysh faktorët rajonalë dhe paanshëm të angazhojnë palët në konflikt.

Sipas Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, lirimi i Azerbajxhanit në territoret e tij të okupuara pas luftës së dytë në Nagorno - Karabah në vitin 2020 dhe kthimin e sovranitetit mbi të gjitha vendet e saja përmes operacionit nga 19 deri 20 shtator të vitit 2023 përfaqëson "mundësi historike" për paqe afatgjate dhe stabilitet në rajon.

"Në kohë kur suksesi i kësaj mundësie historike është aq afër, edhe më e rëndësishme është që të trija palët, veçanërisht faktorët jashtë rajonit, të ndërmarrin qasje korrekte dhe të paanshme drejt procesit dhe me kujdes të shmangin çfarëdo lloj dëmi për të", theksohet në kumtesën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR