Turqia e mirëpriti armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe Iranit
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia e përshëndetë arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Iranit për ndërprerje të zjarrit.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:59, 24 qershor, 2025
Ankara, 24 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia e përshëndetë arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Iranit për ndërprerje të zjarrit.
"U bëjmë thirrje palëve t'i përmbahen ndërprerjes së zjarrit. Si Turqi, ne me vendosmëri do të vazhdojmë me qëndrimin tonë parimor që e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe i jep prioritet diplomacisë", tha Erdogan në konferencën për shtyp në aeroportin Esenboa para se të nisej drejt Holandës për në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të NATO-s.
Sipas tij, Turqia është posaçërisht e përkushtuar në ndarjen e drejtë të barrës dhe përforcimin e sigurisë evropiane. ab/
Fotо: МIА arkivi