Turqia e bllokoi qasjen në Instagram
- Turqia e bllokoi qasjen në platformën Instagram, njoftoi sot rregullatori për infoteknologji, pa e saktësuar arsyen ose kohëzgjatjen e ndalesës, që e la të paarritshëm edhe aplikacionin celular të platformës.
- Post By Sara Ademi
- 11:57, 2 gusht, 2024
Ankara, 2 gusht 2024 (MIA) - Turqia e bllokoi qasjen në platformën Instagram, njoftoi sot rregullatori për infoteknologji, pa e saktësuar arsyen ose kohëzgjatjen e ndalesës, që e la të paarritshëm edhe aplikacionin celular të platformës.
Ky gjest vijoi pas komenteve të zyrtarit turk për komunikime, Fahretin Altun, prej para dy ditësh, kur e kritikoi platformën për vendimin e saj të bllokojë mesazhet ngushëlluese për vrasjen e Ismail Hanias, liderit të grupit palestinez Hamas.
"Kjo është cenzurë e pastër dhe e thjeshtë", deklaroi Altun, drejtor për komunikime të presidencës turke, në rrjetin X, duke shtuar se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të rregullave për veprimet e tij.
Instagrami ka më shumë se 50 milionë parapagues në Turqi. sa/
foto: Arkivi i MIA-s