• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia do ta kufizojë eksportin në Izrael për shkak të sulmeve në Gazë

Turqia do ta kufizojë eksportin në Izrael për shkak të sulmeve në Gazë

Ankara, 9 prill 2024 (MIA) - Turqia do të kufizojë eksportin e një spektri të gjerë produktesh në Izrael, duke përfshirë çelikun dhe karburantin e aeroplanëve, derisa nuk shpallet armëpushim në Rripin e Gazës, kumtoi sot Ministria turke e Tregtisë.

Kufizimet do të përfshijnë eksportet e produkteve nga 54 kategori të ndryshme, duke përfshirë hekur, mermer, çelik, çimento, alumin, tulla, plehra, pajisje dhe produkte ndërtimi dhe lëndë djegëse të aviacionit, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

"Vendimi do të mbetet në fuqi derisa Izraeli, në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, të deklarojë menjëherë një armëpushim në Gazë dhe të lejojë dërgimin e papenguar të ndihmave të mjaftueshme humanitare në Rripin e Gazës", thuhet në kumtesë.

Kjo është masa e parë e rëndësishme e Ankarasë kundër Izraelit që nga fillimi i konfliktit midis forcave të armatosura izraelite dhe Hamasit palestinez në tetor të vitit të kaluar, shkruajnë agjencitë.

Kufizimet hyjnë në fuqi menjëherë pasi Izraeli ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të marrë pjesë në dërgimin e ndihmave nga ajri për palestinezët në Gazë, kumtoi Ankaraja. 

Izraeli u përgjigj se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke porositur përmes ministrit të Jashtëm israelit Kac se Turqia "kishte shkelur në mënyrë të njëanshme" marrëveshjet bilaterale tregtare. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR