• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia dhe vendet e Gjirit planifikojnë të hapin një zonë për tregti të lirë

Turqia dhe vendet e Gjirit planifikojnë të hapin një zonë për tregti të lirë

Ankara, 21 mars 2024 (MIA) - Turqia dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik (GCC) kanë nënshkruar një marrëveshje për fillimin e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë, tha sot ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.

Pas shumë vitesh tensione, Turqia nisi një ofensivë diplomatike në vitin 2020 për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet e Gjirit, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Që atëherë, ajo ka nënshkruar marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me shtetet arabe, duke përfshirë Katarin, vendin me të cilin mban marrëdhëniet më të ngushta.

"Marrëveshja do të liberalizojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, do të lehtësojë investimet dhe tregtinë dhe do të rrisë shkëmbimin e vendit tonë me rajonin”, shkroi Bolat në platformën X.

Ankaraja beson se bisedimet do të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër dhe Bolat theksoi se marrëveshja do të krijojë një nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë, me vlerë më shumë se 2.4 miliardë dollarë.

GCC përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Omani dhe Bahreini.

Vendet e Gjirit Persik presin që Turqia t'i ndihmojë ata të zhvillojnë industritë e tyre dhe të transferojnë teknologjitë në një përpjekje për të diversifikuar ekonomitë e tyre larg naftës. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR