Turqia arrestoi rreth 300 të dyshuar për terrorizëm në operacione kundër PKK-së
- Autoritetet turke në pesë ditët e fundit kanë arrestuar afro 300 “anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste” në një operacion kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.

Ankara, 18 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet turke në pesë ditët e fundit kanë arrestuar afro 300 “anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste” në një operacion kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
“Gjatë operacioneve që kanë vazhduar tashmë pesë ditësh në 51 provinca, janë arrestuar 282 të dyshuar të lidhur me organizatat terroriste”, publikoi ministri në platformën Iks.
Sot janë lëshuar 60 urdhër-arreste, ndërsa policia ka zbatuar 52 prej tyre, kumtoi prokuroria në Stamboll.
Paralelisht me këto arrestime vazhdojnë edhe dialogët e nisur nga qeveria turke me PKK-në me qëllim arritjen e armëpushimit.
PKK, të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste, ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër shtetit turk që nga viti 1984. ls/
Foto: Arkiv