• e diel, 22 dhjetor 2024

Turk: Pengimi izraelit i ndihmës për Gazën mund të jetë një krim lufte

Turk: Pengimi izraelit i ndihmës për Gazën mund të jetë një krim lufte

Nju-Jork, 19 mars 2024 (MIA) - Kufizimet e Izraelit për ndihmën humanitare për Gazën mund të përbëjnë taktika të urisë dhe mund të përbëjnë një krim lufte, tha sot përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Folker Turk.

"Izraeli, si fuqi pushtuese, ka për obligim që popullatës t'i sigurojë ushqim dhe kujdes mjekësor në përputhje me nevojat e tyre dhe të lehtësojë punën e organizatave humanitare për dhënien e kësaj ndihme", theksoi Turk.

Ai shtoi se Rripi i Gazës ka nevojë për restaurim të plotë të shërbimeve bazë, duke përfshirë furnizimin me ushqim, ujë, energji elektrike dhe karburant.

Agjencitë humanitare fajësojnë Izraelin për bllokadën e Rripit të Gazës. Qeveria izraelite thotë se po lehtëson ndihmën dhe se KB-ja dhe grupet humanitare janë fajtorë për çdo problem me sasinë dhe shpejtësinë e shpërndarjes.

Bashkimi Evropian dje akuzoi Izraelin se shkakton urinë dhe përdor urinë si armë, ndërsa Izraeli mohon se sulmet kanë në shënjestër civilët dhe se qëllimi është vetëm eliminimi i Hamasit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR