Turk i shqetësuar nga trajtimi i protestave propalestineze në universitetet amerikane
- Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Uolker Turk sot deklaroi se është "i shqetësuar" nga veprimet e ndërmarra nga forcat e sigurisë amerikane gjatë përpjekjeve për të shpërndarë protestat pro palestineze në kampuset universitare, transmetojnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 14:58, 30 prill, 2024

Gjenevë, 30 prill 2024 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Uolker Turk sot deklaroi se është "i shqetësuar" nga veprimet e ndërmarra nga forcat e sigurisë amerikane gjatë përpjekjeve për të shpërndarë protestat pro palestineze në kampuset universitare, transmetojnë mediat britanike.
"Jam i shqetësuar se disa nga veprimet e zbatimit të ligjit në një numër universitetesh duken jo proporcionale në ndikimin e tyre", tha Turk në deklaratën dërguar gazetarëve, duke iu referuar arrestimeve dhe sanksioneve të studentëve.
Ai shtoi se "patjetër duhet të jetë e qartë se ushtrimi legjitim i lirisë së shprehjes nuk mund të përzihet me nxitjen e dhunës dhe urrejtjes". rq/
Foto: EPA